Përplasja me policinë për zyrat FRD-së, Sali Shehu për Report Tv: Kontrata me bashkinë ka përfunduar, ka për detyrë që ta rinovojë! Rama është në dijeni

13 Mars 2021, 12:33

Kreu i Frymës së Re Demokratike Sali Shehu pranoi për Report Tv se kontrata e tij më bashkinë e Tiranës për zyrat e FRD-së ka përfunduar me 3 shkurt të vitit 2016.

Por Shehu thekson se bashkia ka detyrim ligjor që ti ofrojë partisë politike që plotëson kriteret ligjore një godinë, madje edhe rinovimi i kontratës sipas tij duhet të bëhet nga ana e bashkisë. Sipas tij ligji u njeh të drejtën që të gëzojnë zyrat deri në momentin që plotësojnë të drejtat ligjore, pasi është një krontratë midis dy enteve publike për një të mirë publike.