Përplasja në Elbasan, Kushi: Një parti politike përçua festën e Ditës së Verës, kjo është e turpshme

14 Mars 2021, 11:43

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila kryeson listën e kandidatëve për deputet në këtë qytet në Partinë Socialiste, gjatë një prononcimi për mediat, nga qyteti i Elbasanit, tha se është e turpshme që një parti politike përçau këtë feste të bukur.

‘Më vjen shumë keq që sot ndodhi ajo ngjarje, që asnjëherë nuk kishte ndodhur që një parti politike të përçajë festën, kjo është e turpshme. Populli i Elbasanit do t’ua japi përgjigjen atyre që përçajnë. Me vjen shumë keq për atë shfaqje pasi tradicionalisht dita e Verës ka qene festa më e bukur që i bashkon të gjithë njerëzit.’- tha Kushi.