Përplasja në Korçë, flet sekretari i QV-së: Erdhën që të votonin familjarisht, vëzhguesi i PD-së i kundërshtoi dhe më pas u konfliktuan

25 Prill 2021, 17:19 | Përditesimi: 25 Prill 2021, 17:19

Në një prononcim për mediat, sekretari i Qendrës së Votimit, në shkollën ‘1 Maji’ në fshatin Vashtmi, Edmond Vincani, ka folur për incident ku çifti i bashkëshortëve Avdolli, simpatizantë të PS-së, u goditën me karrige nga vëzhguesi i PD-së, Drini Qyllalli.

Edmond Vincani tha se vëzhguesi i PD-së nuk i lejoi që të votonin familjarisht pasi këtë nuk e lejon ligji. Ai tha se ato protestuan më dhunë, dhe më pas u konfliktuan më vëzhguesin e PD-së.

‘Erdhën disa familjarë për të votuar familjarisht, përfaqësuesi i PD-së i kundërshtoi, pasi nuk e lejon ligji. Ato protestuan me dhunë dhe u konfliktuan me vëzhguesin e PD-së. Pas kësaj në rrëmujë e sipër kanë dalë në korridor. Eqerem Avdolli dhe ishte me bashkëshorten. Kërkonin që të votonin familjarisht. Procesi nuk është ndërprerë vazhdon.’- tha Vincani.