Përplasja Rama-Meta për rrugën Uji i Ftohtë-Orikum, vlonjati zbulon live të vërtetën

6 Janar 2021, 09:51

Në programin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ka telefonuar një qytetar nga Selenica e Vlorës që ka komentuar debatin Rama-Meta për fondet e rrugës Vlorë-Orikum. Ai zbuloi të vertetën e situatës gjithmonë sipas tij kur tha se fondet kanë qënë për rrugën Vlorë-Selenicë dhe më pas janë kaluar për segmetin tjetër Vlorë-Orikum. Ai sqaroi edhe një takim që ka pasur me Presidentin Meta për këtë çështje.