Përplasja te FRD, Meta: Dhuna në praninë time tregon se banda do të nënështrojë institucionet! Presidenca, një kala e papushtueshme

17 Mars 2021, 12:42 | Përditesimi i fundit: 2021-03-17 12:51:47

Presidenti Ilir Meta ka folur për përplasjen me policinë bashkiake për zyrat e FRD. Ai ka thënë se dhuna e udhtruar sipas tij nga ana e policisë bashkiake në praninë e presidentit, tregon se kemi të bjëmë me një bandë që kërkon të kapë institucionet. Por këtu shtoi se presidenca është një një kala e papushtueshme.

“Sot duhet të ishin marrë në ndjekje penale të paktën për shpërdorim detyre përveç zgjidhjen me vetëgjyqësi. Këto gjëra zgjidhen me marrëveshje mes dy palëve ose në gjykatë. Të ushtrosh dhunë me persona civilë dhe në prezencë të presidentit tregon se kemi të bëjmë me një bandë që kërkon të nënështrojë çdo institucion. Presidenca është një kala e papushtueshme në një shtet ku të gjitha institucionet janë të kapura nga ana e partisë shtet. Falë qëndresës së presidentit dhe popullit heroik të marsit do të rivendposet demokracia në të gjitha institucionet”.