Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në qendër të qytetit të Laçit.
Dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 persona, Mikel Jushi dhe Jani Jushi, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqërimin e personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.