Përplasje me armë zjarri në qendër të Mamurrasit, plagosen 3 persona, mes tyre 2 policë

13 Prill 2021, 15:01 | Përditesimi i fundit: 2021-04-13 15:03:50

2  efektivë policie kanë mbetur të plagosur pas një përplasje me armë zjarri në Mamurras pasditen e sotme. Të dy policët janë qëlluar në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Report Tv mëson se ka mbetur i plagosur edhe një qytetar. 

Njëri prej policëve është plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri me sende të forta. Efektivët e  patrullës së policisë të lënduar janë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj ndërsa qytetari Nikoll Vorfi.