Përplasje mes deputetëve të PD dhe policisë në Komisariat

16 Shkurt 2019, 22:03 | Përditesimi i fundit: 2019-02-16 22:50:01

Deputetë të PD kanë hyrë brenda Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar shpjegime lidhur me shoqërimin e 20 militatëve pas protestës së dhunshme para Kryeministrisë. Mes të shoqëruarve është edhe ish-drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Hyrja e deputetëve të PD brenda Drejtorisë së Policisë është shoqëruar edhe me tensione. Deputeti demokrat, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka debatuar ashpër me një drejtues policie. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, Noka është përleshur fizikisht me drejtuesin e policisë, duke i vënë atij duart ne fyt.