Përplasje mes të dënuarve në burgun e Rrogozhinës, një i plagosur rëndë

15 Tetor 2019, 20:35

Disa të dënuar janë plagosur si pasojë e një përleshje mes tyre në burgun e Rrogozhinës. Gazetari i Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja raporton se në përplasje janë përfshirë gjashtë të dënuar, ndërsa sherri ka nisur pasditen e stome në palestrën e burgut.

Të gjithë personat që u përfshinë në përplasje kanë marrë plagë, por më rëndë ndodhet i dënuari me mbiemrin Bajrami, i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Po sipas burimeve, ka qenë i dënuari Endrit Goga së bashku me pesë persona të tjerë që kanë rrahur Bajramin.