Sekretari i përgjidhshëm i PD-së, Gazment Bardhi i pyetur nëse do të ketë përplasje më 30 qershor nëse opozita mbete jashtë zgjedhjeve ka deklaruar se një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.
"Një qytetarë që ngrihet për të mbrojtur vetën nuk është kriminel. Shqiptarët kanë treguar se mbrojtja e jetës së tyre dhe fëmijëve është detyrë. Shqipatrët kanë dhënë edhe jetën për të sjellë demokracinë dhe për të cuar shqipërinë drejt stndartëev europiane. Nuk hyn njeri në burg se lufton të keqen. i vetmi që do shkojë në burg është Edi Rama. 20 000 shqiptarë nuk i fut dot në burg Edi Rama. Di me shumë siguri se me 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje farse dhe nuk ka për të patur përplasje mes socialistëve dhe demokratëve. Jam i sigurt se do na bashkohen edhe më shumë socialistë. " ka deklaruar Bardhi.