Përplasjet e Metës te zyrat e FRD, Silva Caka në Report Tv: Nuk ka pasur dhunë nga Presidenti, ka mbrojtur një padrejtësi që po ndodhte

15 Mars 2021, 17:54

Kandidatja e LSI për Tiranën, Silva Caka ka mbrojtur reagimin e presidentit Ilir Meta në përplasjet e ndodhura te zyrat e FRD-së. Në një intervistë për Report Tv, Caka tha se presidenti ka qenë në mbrojtje ndaj padrejtësive që po bëhen nga kjo qeveri dhe se Meta ka qenë në të drejtën e tij për të ndërhyrë.