Persekutimi i popullsisë çame gjatë regjimit komunist, pasardhësi: Enver Hoxha e ka varrin e tij, atyre s'u dihen as eshtrat

18 Shkurt 2020, 16:05

Përndjekja edhe persekutimi i popullsisë çame gjatë regjimit komunist është tema që bëri bashkë në kuadër të Ditëve të Kujtesës familjarë edhe të afërm të individëve, që kanë vuajtur nën lëkurë padrejtësitë e atij sistemi. Drejtoresha për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole, e konsideroi këtë takim të domosdoshëm, për t’i hapur rrugë edhe njohjes së kësaj faqeje të historisë për brezin e ri, që nuk i jepet mundësia as nëpërmjet kurrikulave shkollore.