Përsëri borxh/ Deri në 2025, 1.5 mld € eurobonde! FMN: Shqipëria do të dalë edhe tre herë në tregjet e huaj

4 Dhjetor 2020, 19:00

Shqipëria do të marrë edhe tre eurobonde të tjera deri në vitin 2025. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar që vendi të marrë edhe 1.5 miliardë euro borxh, Ndërkohë vetëm gjatë pandemisë kemi marrë 1.3 miliardë euro kredi.