Përsëritet historia e Pogradecit/ I riu qëllon në parkingun e hotelit në Vlorë, pas konfliktit me administratorin

11 Gusht 2020, 16:54 | Përditesimi i fundit: 2020-08-11 17:07:05

Një konflikt me armë ka ndodhur në parkimin e një hoteli pranë Lungomares në Vlorë.

Mësohet se një i ri nga Vlora, i dyshuar si autor, është konfliktuar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne pranë parkimit të një Hoteli të vendosur në shëtitoren Lungomare.

Dyshohet se konflikti ka qenë me administrator të hotelit në fjalë. I riu e ka shkrepur armën tip pistoletë, fatmirësisht pa dëmtuar njeri.

19 vjeçari me iniciale D. Z., njihet si person i përshirë edhe herë të tjera në konflikte.

Gjatë orëve të vona të natës, policia ka arrestuar autorin, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë. I riu ka ka qëlluar me pistoletë në ajër dhe ka kanosur administratorin e hotelit me iniciale T. D., për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Kanosja".