Përsëritet rasti Bllako, vëllai i Kryemadhit mori 360 mln lekë te koncesionari i kolaudimit të makinave që monitorohej nga Meta! Nuk shkoi fare në punë?

24 Qershor 2022, 20:47

Një dosje e re me fakte për SPAK për abuzimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me pushtetin, vëllai i Monikës inxhinieri Drini Kryemadhi me pagë tek SGS më të lartë se sa CEO i kompanisë dhe disa fish më të lartë se sa inxhinierët e tjerë. Dyshime të forta se gjatë 7 viteve shkoi vetëm disa herë në punë. Ishte në të njëjtën kohë biznesmen ndërtimi dhe peshkimi