Përshëndetja e veçantë e Albano Carrisit për shqiptarët: Ju përqafoj! Do të festojmë funeralin e koronavirusit dhe këndojmë sërish 'Felicita'

30 Mars 2020, 20:52

Këngëtari i madh Albano Carrisi përmes mikes së tij Zenepe Luka ka falenderuar popullin shqiptar për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali për të ndihmuar fqinjët në luftën me koronavirusin. Carrisi e cilëson si një Luftë të Tretë Botërore atë që po ndodh, por është optimist dhe beson se do të vijë dita kur bashkë me popullin shqiptar do të festojmë së bashku funeralin e këtij virusi të mallkuar dhe të këndojmë sërish“Felicita”.