Përshtati lokalin për prodhim të Bitcoin, arrestohet 31-vjeçari në Durrës! Sekuestrohet kokainë, 260 gr marijuanë dhe 18 pajisje për prodhimin e kriptomonedhave

7 Qershor 2022, 16:11

Durrës- Një 31-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Durrësit pasi u konstatua se kishte shndërruar lokalin e tij në biznese të jashtëligjshme.

Blutë konstatuan se Abdyl Kacaca 31 vjeç, e kishte kthyer biznesin e tij për përdorim të lëndëve narkotike si dhe për gjenerim të kriptomonedhave (Bitcion).