Persona të papërgjeshëm i vënë flakën gomave në Vlorë, zjarrfikësja ndërhyn për të shuar flakët

8 Prill 2020, 13:55 | Përditesimi i fundit: 2020-04-08 13:56:55

Persona të papërgjeshëm kanë ndezur goma makinash sot në Vlorë, duke shkaktuar një ndotje të konsiderueshme për qytetin. Siç duket edhe nga pamjet kanë qenë disa vatra zjarresh të cilat kanë shkaktuar re të mëdhaja tymi.

Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të cilët pas disa çastesh kanë bërë të mundur normalizimin e situatës. Përveç gomave të makinave janë djegur edhe mbetja. Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit.