'Përtej rrënojave', ekspozita me piktura të fëmijëve që iu dëmtuan banesat nga tërmeti

24 Nëntor 2020, 21:00

“Përtej rrënojave është ekspozita që bëri bashkë krijimet e të gjithë fëmijëve të cilët qëndronin në kampe dhe çadra pasi tërmeti i 26 nëntorit u shëmbi banesat. Krijimet më të mira do të dalin në ankand dhe më paratë e mbledhura do të blihen tabletë për fëmijët .

Ergi ishte në çadër kur nisi të pikturojë pallatin e tij që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit i cili shkaktoi 51 viktima mes tyre 18 fëmijë.

“Unë u mërzita shumë nga tërmeti që shkatërroi, jo s’më shkatërroi por më prishi pallatin tim dhe do ndërtohet prap”, u shpreh vogëlushi.

Kjo nismë e CRCA që filloi me krijimin e parë të Ergit u finalizua me 180 piktura dhe vizatime, të fëmijëve nga e gjithë Shqipëria.

Tërmeti i shkatërroi shtëpinë shokut të Arbërit. Për tia larguar merzitjen ai krijoi dhe i tregoi përrallën e tij

“Një ditë erdhi tërmeti. Tërmeti pa një pemë. Ai shkoi te pema dhe u përpoq që ta shkatërronte. Por nuk e shkatërroi dot. Tërmeti e pyeti pemën ‘Pse nuk të shkatërroj dot?’. Ndërsa pema iu përgjigj ‘ unë kam rrënjë dhe rrënjët më mbajnë në tokë’. Tërmeti u zhyt poshtë në tokë dhe u përpoq që t’i shkatërronte ato rrënjët, por rrënjët ishin ngulur shumë fortë. Tërmeti iku. Fshatarët e panë se cfarë dhe ato mblodhën shumë pemë rrethë e përqark shtëpisë”, tregoi Arbri përrallën të cilën e ka krijuar për shokun e tij. 

Në bashkëpunim me ambasadën e Sllovenisë, kreu i CRCA Altin Haziaj tha se këtë mision e nisën ditët pas tërmetit