Përurimi i shtatoreve të krerëve të Lidhjes së Prizrenit, Rama: Lidhja e Prizrenit simbol i bashkimit të trojeve shqiptare

25 Nëntor 2018, 17:45 | Përditesimi i fundit: 2018-11-25 17:52:02

Në kuadër të shënimit të vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skëndërbeut dhe me rastin e përkujtimit të  140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare , në Kosovë u zhvillua këtë të dielë ceremonia e përurimit të tre shtatoreve të tre lidërve historikë të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit ku morën pjesë Krerët e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë ceremonisë së mbajtur pranë Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për përkujtimin te tre drejtuesëve historikë  të saj, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi Kryeministri Edi Rama u shpreh ne lidhje me rëndësinë dhe  punën e intelektualëve të cilët u përpoqën dhe ia dolën mban për krijimin e shtetit shqiptar, pavarësisht pengesave nga armiqtë në rrjedhat historike.

Sapo u përuruan statujat e tre dëshmorëve të një kombi për një shtet, për një rol qytetërues. Nëpër rrugët e qytetit sot kishte një atmosferën të jashtëzakonshme. Qëllimi i kësaj mbledhje është tu presim hovin armiqtë dhe të mbrojmë trojet që na kanë lënë stërgjyshërit tanë.  Lidhja Shqiptare është simboli i bashkimit të trojeve.  Shqiptarët e Kosovës e gjetën rrugën e drejtë kur u bashkuan për të formuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Dhe përmes figurave të tilla si , Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, dhe të tjera figura që historia i lidh rrallë. I biri i Abdyl Frashërit, Mid’hat Frashëri pati shkruar njëherë se Pavarësia e Kosovës, ishte amaneti i lënë nga udhërrësfyesit e atyre që e formuan si mision  Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Edi Rama, Kryeministri i vendit

Teksa e cilësoi një absurditet që Kosovës ende nuk i janë hequr vizat nga Bashkimi Europian, Rama u shpreh se në mënyrë paradoksale qytetarët e saj po përjetojnë një mohim të papranueshëm nga bashkësia ndërkombëtare.

Është e pamundur të mendohet se pse Kosovës i mohohet një ndalim siç është  lëvizja e lirë dhe pa viza në BE. Abdyl Frashëri na kishte paralajmëruar në fjalën e tij të janarit 1881 të mbajtur në orët më kritike të Lidhjes së Prizrenit. Janë të shumtë smirzinjtë vetëm ndaj faktit që ne ekzistojmë, ata kërkojnë të na e grabisin mendimin e ekzistencës sonë, le të mendojmë dhe punojmë për vete dhe të mos ketë asnjë ndryshime mes toskëve dhe gegëve. Ne jemi të gjithë shqiptarë dhe formojmë një Shqipëri të bashkuar. Duhet që asnjë pikë e Shqipërisë, asnjë qytet, asnjë fshat shqiptar të mos  jepet vendeve me kombësi të huaj. Janë të shumtë s’mirëzijnjtë që duan të na ndajnë. Ne jemi të gjithe shqiptarë  dhe duhet të mbetemi gjithmonë të bashkuar e të pandarë me njëri-tjetrin, pat thënë dikur Abdyl Frashëri.

Edi Rama, Kryeministri i vendit

Gjthashtu në këtë ceremoni morën pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ,ngjarje kjo e organizuar në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nën patronatin e Kryeministrit.

Gjatë fjalës së tij kreu i kuvendit të Kosovës e cilësoi këtë ditë një ditë të shënuar, ku përkujtohen dëshmorët më të lartësuar që të atdheut që dhanë jetën në emër të lirisë së kombit të tyre.

Sot shënohet 21 vjetori, dhe kjo është një ditë e veçantë ku vendi ynë përkujton veprat e adhetarëve të lartësuar të kombit, të Kosovës të cilët ranë dëshmorë duke dhënë jetën për lirinë e Kombit.

Kadri Veseli, Kryetari i kuvendit të Kosovës

    No videos found.