Përzgjedhja e kandidatëve, Basha: PD nuk do i zhgënjejë shqiptarët, e kam marrë me përgjegjësi drejtimin e koalicionit opozitar më i madhi në 30 vite

19 Tetor 2020, 18:30

“Të gjithë ata që ndajnë bashkë me ne dëshirën dhe vullnetin për ndryshimin që kërkon Shqipëria janë pjesë e një përpjekjeje. Ata që kanë vendosur që të bëhen patericë e një kryeministri të dështuar, që ka shkelur çdo premtim ata mendoj se e kanë të lidhur fatin me të. Kushdo që do ndryshimin e ka të hapur rrugën e opozitarizmit. Është e pandalshme energjia jonë, pozitiviteti jonë. Përgjigjet që kemi ndaj krizës janë vetëm një pjesë e vogël e lëvizjes madhore për ndryshim. Ndryshimi është i pandalshëm. Kushdo që ka dëshirën që ka vullnetin e sinqertë dhe do ndryshim ka te PD një aleat të besueshëm”, tha Basha