Përzgjidhen 4 kandidatët për në krye të BKH, Aida Hajnaj e vetmja grua mes 4 policëve, EMRAT që nuk kaluan testin në makinën e së vërtetës

27 Shkurt 2020, 17:30

TIRANË - Ngushtohet gara për kreun e Byrosë Kombëtare mes katër kandidatëve. Ata janë Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Katër kandidatë u skualifikuan nga Komisioni i Përzgjedhjes në intervistimet e kryera më datat 26 dhe 27 shkurt 2020 në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve. Ardian Çipa, Gentjan Shehaj, Lindita Nushi dhe Ylli Pjetërnikaj (i vetmi prokuror mes kandidatëve nga radhët e policisë), nuk mundën të kalojnë testin e makinës së të vërtetës, poligrafit.