Peza: Mazhoranca asnjë skenar për zgjedhje të parakohshme! Opozita si 'struci', përdori tryezën për t'u rikthyer në sistem

30 Janar 2020, 17:18 | Përditesimi: 30 Janar 2020, 17:18

TIRANË- Sekretari për marrëdhëniet me mediat në PS, Alfred Peza ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet se ka një skenar të mundshëm nga mazhoranca për zgjedhje të parakohshme. I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "45 minuta", Peza tha se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në 2021, siç e parashikon Kushtetuta dhe në këtë drejtim shprehet i bindur se nuk do të ketë asnjë ndryshim qëndrimi nga ana e socialistëve.

r.k./Shqiptarja.com