Pezullohen licencat, Dropulli i Sipërm pa transport! Banorët: S'ka ndodhur kjo gjë në asnjë sistem!

5 Dhjetor 2020, 21:55

DROPULL- Banorët e fshatrave të Dropullit te Sipërm ankohet se kanë mbetur pa transport publik. Sipas tyre asnjë furgon apo autobus nuk kalon prej muajsh në këto fshatra, ndërsa janë të detyruar të shpenzojnë për të udhëtuar me taksi. “Kjo që po ndodh sot nuk ka ndodhur në asnjë sistem që unë kam jetuar në Shqipëri. Jemi njerëz pensionistë, jemi të sëmurë. Duhet të komunikojmë me qendrën, të vizitohemi, të marrim barna. Të marrim diçka që kemi nevojë, Kush është ky që e pengon këtë mikrobusin që të na shërbejë”, u shpreh një banor. Marrim taksinë dhe paguajmë 30-40 mijë lekë biletën me pensione 100 mijë lekë të vjetra”, shpreh shqetësimin qytetari tjetër. “Me çfarë të shkoj te doktori, kam një plak në shtëpi të sëmurë. Nuk kemi as doktor as infermier, as ilaçe asgjë” “Neve 5 fshatra të largëta ne e paguajmë atë se s’kemi ne Dropulli i Poshtëm ka autobusë plotë. Ne duam 50 mijë që të shkojmë në Gjirokastër.” Një prej operatorëve që ofronte këtë shërbim shprehet se është bllokuar nga task- forca rrugore. “Transporti rrugor, licencat janë prerë, gjoja i ka Bashkia jo i ka ministria. Ne nuk kemi licenca, na i morën licencat. Unë për shembull jam ndaluar nga Task Forca. Ministria e Transportit të mblidhet me kreun e Bashkisë. Kjo gjë është 1 ditë pune”, tha Pando Cika. Bashkia e Dopullit është autoriteti që lëshon licencat për linjat ndërqytetase, ndaj ReportTv kontaktoi kryebashkiakun Dhimitër Toli. Ai pranon problematikën e krijuar pas pezullimit të licencave për dy kompani transporti që operonin në këtë zonë. "Ka nisur një hetim administrativ për licencat e lëshuara nga ish- drejtues i Bashkisë Dropull dhe së shpejti do dalim me një vendim përfundimtar. Brenda një kohe sa më të shkurtër do fillojnë procedurat për përzgjedhjen nëpërmjet konkursit të hapur të subjektit që do licencohet në linjën e re të sapo miratuar nga Këshilli Bashkiak", tha Toli për Report Tv. Janë rreth 4500 banorë të Dropullit të Sipërm që aktualisht mund të lëvizin vetëm me linjën e autobusëve Tiranë-Kakavijë, por që i lë ata në rrugë nacionale, ndërsa problem mbetet lëvizja brenda rrugëve të

    No videos found.