Pezullohet nga puna polici pasi dha gjobën më të ëmbël, një puthje për vajzën e re që shkeli masat anti-COVID në Peru

19 Shkurt 2021, 16:15

PERU- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Peru. Një policë është pezulluar nga puna pasi i dha gjobën më të ëmbël vajzës së re që shkeli orën policore.

Si çdo vend në botë për shkak të pandemisë së COVID-19 ka kufizime, si ai i orës policore. Pikërisht këtë kufizim anti-COVID ka shkelur e reja në Peru, por kur polici u afrua për t’i vendosur gjobën dhe pas disa sekondash hezitimi ajo çka ndodhi ishte një... puthje!

Përveç kufizimit të orës policore, i cili është thyer nga e reja, të dy ata së bashku kanë thyer edhe rregullin e distancimit social me një puthje dhe si pasojë polici në fjalë është pezulluar nga puna.

Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 1,261,804, ndërkohë ai i vikamave është 44,489 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Peruja është vendi më i prekur në Amerikën e Jugut për sa i përket pandemisë së COVID-19.