Piedestali i Gruas në Kongresin e PS! Rama batuta: Kush ju cenon jepini dajak!

28 Shkurt 2020, 21:06

TIRANE- Kongresi i Partisë Socialiste gjatë ditës së parë të punimeve ngriti në piedestal gruan dhe rolin e saj në shoqëri e institucione, ndërsa u theksua se ajo quhet të jetë e pranishëm edhe më shumë në jetën politike dhe drejtuese të vendit. Me sloganin e nismës 'Edhe Një' ishte Lindita Nikolla ajo që drejtoi punimet gatë ditës së parë, ku theksoi se numri i grave dhe vajzave në PS është rritur me 10 %. Gjithashtu dënimi i dhunës ndaj grave por dhe fjalorit të ulët që përdoren ndaj tyre, duke iu referuara rastit të sulmit të Monika Kryemadhit ndaj ministres Etilda Gjonaj, u dënua ashpër nga deputetet socialiste që prekën podiumin e kongresit. Futja e teksteve feministe në shkolla ishte një ide që u hodh nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini dhe që u vlerësua shumë edhe nga kryeministri Rama, duke u shprehur se kjo duhet të vendoset në çdo sistem institucional. Rama tha se do të mbështes fuqimisht nismën 'një grua bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste të realizohet, ndërsa u kërkoi grave që nëse kjo gjë iu cenohet atëherë t'u japin dajak çdo mashkulli që ngatërron vendin e tij'. 

Rama nuk kurseu as batuat me bashkëshorten e tij se ajo është opozita e tij më e fortë dhe se e mban atë me këmbë në tokë.

Në mbyllje të ditës së parë të Kongresit të Partisë Socialiste, mbajti fjalën e tij kryeministri Edi Rama, i cli përtej batutave dhe vlerësimit për  Lindën (bashkëshorten e tij) dhe sulmeve ndaj Bashës, foli për rritjen dhe fuqizimin e rolit të grave në shoqëri dhe strukturat e Partisë Socialiste.

Rama tha se vendosja e një gruaje si bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste është gjëja më e mirë që secila grua në atë sallë duhet të luftonte dhe të mos toleronte askënd që do e cenonte, në të kundërt tha Rama me nota humori 'jepini dajak'.

Gjithashtu Rama u shpreh i frymëzuar nga ajo që ministrja e Arsimit Besa Shahini tha për futjen e teksteve feministe nëpër shkolla, por fillimisht duhet të implementohet dhe në çdo strukturë të PS-së. Duke shprehur vlerësimet, mirënjohjen edhe dashurinë për të gjitha femrat, Rama tha me humor që të mos i drejtohen më me 'zotëri' po le ta gjenin vetë nëse do i drejtoheshin me termin shoku Rama apo një diçka tjetër.

    No videos found.