Firmosja e marrëveshjeve mes dy qeverive në Pejë, është shoqëruar edhe nga një moment interesant me protagonist kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj. Anëtarë të të dy kabineteve hodhën firmat për 9 marrëveshjet e rëndësishme.
Pas këtij momenti ishte radha e mbishkrimeve mbi flamurin kuqezi. I pari që hedh firmën është kryeministri Edi Rama, ndërsa pas tij ajo e Ramush Haradinajt. Sapo ky i fundit nënshkruan mbi simbolin kombëtar, është Edi Rama ai qëi i rrëmben dorën dhe të dy sëbashku vendosin duart mbi flamurin kuqezi. Ky moment është shoqëruar me nota humori nga të pranishmit.
Shqiëpria dhe Kosova firmosën sot 9 marrëveshje me interes të ndërsjellë përfshirë unifikimin doganor, heqjen e tarifave roaming apo edhe njohjen e patentave nga të dy vendet.