Piktorët shpërthejnë në karantinë, veprat e penelatave të njohura sfidojnë Covid -19

10 Prill 2020, 19:58

Sytë e piktorëve dhe skulptorëve përgjatë një muaj të qëndrimit në karantinë për shkak të pandemisë COVID -19,  nuk po e prekin dot gjerësisht natyrën.

Ardhjes së kësaj pranvere të trishtë, mund t’i gëzohen vetëm nga dritaret apo ballkonet e shtëpive.  

Mund të duket sikur krijuesit e arteve pamore janë mësuar vetëkarantinohen gjithë jetën nëpër studiot e tyre, si një shenje sakrifice për krijimtarinë, por nuk është kurrë e njëjta gjë.