Piktori Adrian Cene bashkë me të bijën i japin jetë mureve të shtëpisë gjatë vetëizolimit

15 Mars 2020, 16:19

Një artist gjithmon e gjen një mjedis për të shprehur talentin e tij, kudo që të ndodhet, qoftë edhe në vetëizolim sic janë këto ditë shumë qytetarë.

Piktori Adrian Cene bashkë me të  bijën gjithashtu edhe ajo piktore kanë filluar t’I japin jetë mureve grit të shtëpisë të tyre.

Ata kanë shfrytëzuar qëndrimin në shtëpi për të shpalosur shpirtin e artistit që kanë.

Nga gri, muret kanë marrë ngjyrë të verdhë, të kuqe, blu e kafe nga duart e tyre të arta.