Pipero: 4 muaj për ta tejkaluar, gjysmën e parë e kaluam, përgatituni për pjesën tjetër

14 Prill 2020, 21:48

Por kur përfundon kjo situatë e shkaktuar nga koronavirusi dhe si do të evolojë procesi i zbutjes së masave? "Është e pamundur parashikimi. Ne studiojmë ecurinë e kurbave dhe shikojmë ecurinë vendet e tjera, Kina, Italia, Franca, Amerika, etj. Në opinionin tim, jo parashikim, por opinion, është që ecuria e pandemisë ka qenë e zbutur, numrat janë në rënie, t'ia lëmë kohës ta vërtetojë. E pamundur të parashikojmë kur do të shuhet tërësisht. Epidemia do të quhet e tejkaluar më së paku 4 muaj nga fillimi, por një muaj duhet pa raste të reja.