“Pipero të bëhet Ministër Shëndetësie”, qytetarët vlerësojnë mjekun në emision

16 Prill 2020, 10:21

Duke u diskutuar për shtimin e numrit të testimeve në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” me moderatorin Andi Kapxhiu telefonuesit vlerësojnë mjekët dhe veçanërisht doktor Pëllumb Piperon për përballimin e kësaj situate. Njëri prej tyre tha: “ Pëllumb Piperos i jap nga ditët e mija nuk e kam problem fare për punën që ai ka bërë”. Ndërsa një tjetër telefonues shkoi edhe më tej me propozimin e tij duke thënë :”Nga ana e kurajos dua të përshëndes doktor Piperon dhe mendimi im është që ai të bëhet Ministër i Shëndetësisë. Rol të rëndësishëm ka luajtur edhe doktori tjetër Skënder Brataj” e mbyll ai telefonatën.