Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i mbështetur edhe nga kryeministri i vendit, Edi Rama kanë prezantuar sot projektin e ri të Piramidës.
“Ky është një projekt i cili do ndryshojë rrënjësisht godinën aktuale”,- tha kryebashkiaku Veliaj.
“Piramida aktuale është e mbyllur dhe kjo ndodh për shkak të xhamit reflektues të errët. Ideja e parë është të hapim piramidën duke përdorur xhama transparentë. Gjithashtu duhen hapur xhamat dhe dyert që gjithkush të futet. Duam gjithashtu të vendosim gjelbërim në majë të saj”, tha një prej arkitektëve të projektit.