Report Tv mëson se ndër pistat e hetimit për atentatin në Durrës është edhe e shkuara e vëllezërve Haxhiaj jashtë vendit. Burime nga grupi hetimore bëjnë me dije për Report Tv se në vitin 2018 Besmir Haxhiaj është deportuar nga Franca ku ka qenë person i dyshuar për përfshirje në narkotrafik.
Aktualisht në drejtorinë e policisë së Durrësit ndodhet zv.drejtori Tonin Vocaj që po zhvillon një mbledhje me vartësit dhe prokurorin e cështjes. Po analizohen pamjet filmike deklarimet e 40 të shoqëruarve dhe lëvizjet e vëllezërve Haxhiaj përgjatë javëve të fundit. Në krim janë përdorur dy armë automatike.