Pjerin Ndreu: Rindërtimi pas tërmetit në Lezhë është në përfundim! Revolucion sa i përket investimeve për ujin e pijshëm

7 Mars 2021, 13:50 | Përditesimi i fundit: 2021-03-07 14:02:34

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, bëri një pasqyrë të investimeve më të rëndësishme në Lezhë.  Ai tha procesi i rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 është në përfundim.

"25 miliardë lekë janë akorduar dhe Lezha është në ezaurim të të gjitha pasojave të tërmetit. Gjithashtu jemi në transformim total për problemin e madh që ka qenë për ujin e pijshëm. Kemi miliarda investime që përfundojnë shumë shpejt. Në kuptimin e ujit të pijshëm kemi një revolucion dhe do të jetë një përmirësim i ndjeshëm i jetesës së banorëve. Kemi një projekt me investim të KFË gjermane për sistemin e ujërave të zeza. Kështu i japim fund një historie shumë problematike për qytetin e Lezhës.

Ne do të përqendrojmë vëmendjen tonë në turizëm. Vjet ne kemi pasur plazhet më të pastra në Shqipëri. Edhe bujqësia është prioritet për ne. I gjithë ky transformim i Lezhës do ta shndërrojë gjithë zonën në një më të zhvilluara në Shqipëri", ka thënë Pjerin Ndreu.