Pjesë e grupit që do trafikonte 2.5 ton drogë nga Shqipëria në Gjermani, ekstradohet 38-vjeçari

13 Tetor 2019, 16:28

RINAS- Ekstradohet nga Franca, 38-vjeçari Juri Bedinaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në vitin 2017, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Pjesëmarrje në organizatat kriminale".

Ai akuzohet si i përfshirë në trafikimin e 2.5 ton kanabis nga Shqipëria drejt Gjermanisë, e cila u ndalua në Ankona të Italisë. Gjatë këtij operacioni u dërguan në gjyq si të pandehur 9 persona, mes tyre edhe Nuri Bedinaj.