Plagosen 5 policë gjatë protestës së Opozitës

13 Prill 2019, 21:39

Pesë efektivë të policisë janë plagosur nga përplasjet e dhunshme të protestuesve sot në tubimin e pasdites së opozitës. Efektivët u dërguan në Spitalin e Traumës pasi kanë pësuar djegie në fytyrë nga hedhja e fishekzjarrëve nga protestuesit. Priten të mësohen më tej detaje të sakta se në çfarë shkalle janë djegiet