Plagoset me armë zjarri i riu në Lezhë, policia në kërkim të autorëve

28 Shtator 2019, 12:15

LEZHË- Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri pranë tregut tek Ura e Cenit në Lezhë. I plagosuri është S.N banues në Ishull Lezhë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia raporton se për kapjen e autorëve janë ngritur pika kontrolli dhe po hetohet në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.