Plagoset me armë zjarri një 31 vjeçar në Patos, misterioze rrethanat e ngjarjes

17 Gusht 2020, 20:04

FIER- Një 31 vjeçar është plagosur me armë zjarri në afërsi të fushës së sportit në Patos.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku Klajdi Sulo, 31 vjeç është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet nën kujdësin e mjekëve.

Mbeten të paqarta rrethanat e plagosjes së 31 vjeçarit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.