Plagoset me çifte mjelma në Liqenin e Pogradecit, autori kërkonte që ta balsamoste

6 Mars 2021, 12:45 | Përditesimi i fundit: 2021-03-06 12:48:23

Pogradec- Policia ka reaguar lidhur me një video ku është plagosur një mjelmë në liqenin e Pogradecit. Informacionet zyrtare nga punonjës të Zonave të mbrojtura bëjnë me dije se dyshimet janë që është qëlluar me çifte.

Mjelmën e kanë marrë nga liqeni dhe e kanë transportuar në qendrën e rehabilitimit në Divjakë. Mishi i këtij shpendi nuk konsumohet pra dyshohet së autori ka dashur ta vrasë për ta balsamosur më pas. Kjo çështje po ndiqet nga organet kompetente.