Plagoset me plumb në kokë shqiptari në Athinë, autori qëlloi nga një fuoristradë e zezë! Dyshohet për larje hesapesh

22 Shkurt 2020, 21:00

ATHINE- Një 37-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pas një atentati të ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Kerasuntos” në Egaleo, Athinë. Mësohet se shqiptari është qëlluar me një plumb në kokë nga pasagjeri i një fuoristrade të zezë. Sipas mediave greke ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj.