DURRES-Atentat prokurorit Arjan Ndoja. Report Tv mëson se prokurori ka qenë në makinën e tij kur është qëlluar me armë, ndërsa mes dy mjeteve ka pasur shkëmbim zjarri.
Nga ngjarja përveç prokurorit kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur te mbikalimi i Shkozetit. Njëra prej mjeteve që është përfshirë në shkëmbim zjarri është tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vend.
Report Tv ka siguruar pamjet nga spitali rajonal i Durrësit ku sapo ka mbërritur i plagosur prokurori Arjan Ndoja së bashku me dy persona të tjerë.
Pranë spitali shihen forca të shumta policie dhe ambulanca.