Plagoset prokurori Arjan Ndoja, po udhëtonte me dy persona me precedent penal, një i vdekur nga atentati

1 Nëntor 2019, 16:55

DURRES-Atentat prokurorit Arjan Ndoja. Report Tv mëson se prokurori ka qenë në makinën e tij kur është qëlluar me armë, ndërsa mes dy mjeteve ka pasur shkëmbim zjarri.

Nga ngjarja përveç prokurorit kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur te mbikalimi i Shkozetit. Njëra prej mjeteve që është përfshirë në shkëmbim zjarri është tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vend.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit. Policia ka rrethuar zonën e Shkozetit, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të autorëve.