Tensionohet protesta te parlamenti, një protestues plagoset rëndë nga fishekzjarret

2 Qershor 2019, 21:14 | Përditesimi i fundit: 2019-06-03 07:02:26

Një protestues para Kuvendit është plagosur. Ai ka pësuar dëmtime të forta në pjesën e gjurit. Disa protestues të tjerë janë afruar pranë tij duke i lidhur këmbën që të ndalohet gjakderdhja. Dëmtimet e tij kanë ardhur për shkak të kapsollave që janë hedhur pak më parë në zonën para Kuvendit.