Plagosi me armë 62-vjeçarin, gjatë kontrollit polica i zbulon ‘shtëpinë e barit’, i gjen armën si dhe municion luftarak në Fushë Krujë

6 Qershor 2022, 20:11

Një plagosje me armë ndodhi sot në Fushë –Krujë ku 44-vjeçari Blerim Selaci plagosi me armë zjarri në këmbë Lufti Kupën, 62-vjeç, komshiun e tij.

Report Tv mëson se 62-vjeçari që u plagos është kushëri i Ilir Kupës, një prej anëtarëve të bandës së “Babagjyshëve”, që organizonin vjedhje me armë, një grup i strukturuar kriminal.

Mësohet se gjatë kontrolleve të ambienteve ku dyshohet se mund të fshihet autori, Policia zbuloi një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave në shtëpinë e tij. U sekuestruan bimë të dyshuara narkotike në proces tharjeje, si dhe pajise elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, gjendet dhe sekuestrohet arma e krimit me të cilën 44-vjeçari plagosi në këmbë, 62-vjeçarin si dhe u gjend e sekuestruan edhe  municion luftarak

Vijojnë kontrollet dhe krehja e zonës për kapjen e autorit, ndërkohë grupi hetimor, nën drejtim e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.