Detaje të reja ka ndalë në dritë nga plagosja e djeshme me armë zjarri të sekretarit të degës së PD-së në Kavajë Bledi Okshtuni. Policia ka shpallur në kërkim autorin Ndriçim Jonuzi (i njohur edhe me mbiemrin Tahiri) dhe dy shokët e tij Markel Shtylla e Dorian Troplini. Të tre personat janë në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.
Edhe pse çështja u politizua shpjet nga opozita duke thënë se kjo ka ndodhur për të tensionuar fushatën elektorale, vetë Ndriçim Jonuzi nga arratia ka sqaruar arsyet që sipas tij çuan në përplasje dhe se nuk ishin politike. Pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama , i cili shpreh se politizimi që i bëri PD ngjarjes është skandaloz. Edhe Okshtuni ka deklaruar se sherri mes tyre ka nisur për parkimin e makinës, duke nxjerrë blof presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD Lulzim Basha të cilët e kanë politizuar çështjen duke ia atashuar kryeministrit Edi Rama.
Jonuzi thotë se gjithçka ndodhi nuk ka të bëjë me politikën por për shkak se sipas tij personat me të cilët u konfliktua i kishin zënë rrugën një nënë me shami dhe pasi ky i kishte kërkuar llogari ata u sollën në mënyrë arrogante.
Të shtëna me armë në një zyrë elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë bënë që opozita dhe Presidenti Ilir Meta të hedhë akuza se ky është në sulm për qëllime politike. Autori Ndricim Jonuzi Tahiri i shpallur në kërkim është një person me precedentë penal i dënuar në 2014 me 8 vite burg për vrasje me dashje.
