“Plakun ta merrnin me të mira, jo ta vrisnin”, zonja kritika policisë për ngjarjen e Elbasanit

25 Shtator 2020, 10:01

Një zonjë nga Shkodra që telefonoi në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha se ai që jep votën për partitë e vogla e djeg kot. Më pas telefonuesja foli për ngjarjen e Elbasanit dhe ishte kundër veprimit të policisë që e vrau 71 vjeçarin e rrezikshëm. Ajo tha se policia duhet ta merrte me të mira dhe jo ta vriste.