Plan me 5 pika për daljen nga emergjenca/ Basha: Rritje testimesh, gjurmim të burimit, mbështetje për mjekët dhe ndihmë për ekonominë

19 Prill 2020, 17:24 | Përditesimi i fundit: 2020-04-19 19:28:32

TIRANË- Lulzim Basha kreu i PD-së, ka prezantuar 5 pikat kryesore për daljen nga emergjenca pas COVID-19. "Të rriten testimet, të gjurmohen burimet dhe kontaktet, mbështetje për personelin shëndetsor, menaxhim situate dhe rihapje të ekonomisë". Këto janë pikat që sipas Bashës duhet të zbatohen nga qeveria në këto ditë të vështira.