Planet për tu martuar? Cubi Metka kërkon burrë por jo një dosido

27 Korrik 2018, 13:38

Të gjithë e pyesin se kur do të martohet, por ajo ende po kërkon për njeriun e jetës. Cubi Metka, aktorja simpatike e spektaklit të humorit “Apartamenti 2XL”  tha sot në emisionin “Rreze Dielli” se të gjithë e pyesin se kur do të martohet ndërsa ka shpjeguar dhe fotografinë e publikuar pak kohë më parë ku ajo shfaqet me vellon e bardhë.

Ajo foto kishte lidhje me xhirime dhe unë e kisha vendosur edhe shenjën e ccakut, por tani  njerëzit. Po e presin me padurim faktin se kur do martohem, dhe të gjithë më shkruajnë që hë kur do martohesh. Të gjithë i ka zënë shumë meraku për mua.Do martohem , do martohem, por prisni se akoma se kam gjetur burrin.

Cubi Metka, aktore