Plani i PD-së/ Basha: Vendit i duhet një ndryshim i madh, do ta heqim progresiven, zgjidhja është taksa e sheshtë

22 Gusht 2020, 13:45

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha shprehet se taksa progresive e aplikuar nga qeveria Rama ka dështuar duke rrënuar shqiptarët. Në një postim në faqen e tij në Facebook, lideri demokrat, thotë se ka zgjidhjen për të kapërcyer varfërinë. Për Lulzim Bashën zgjidhja është rikthimi te taksa e sheshtë, 9%. Kryedemokrati thekson se vendit i duhet një ndryshim i madh dhe rrënjësor.

"Në këto 7 vite, qeveria Rama e ka taksuar punën dhe dijen më shumë se çdo qeveri tjetër më parë. Barra më e rëndë e këtyre taksave ka rënë mbi shtresën e mesme. Sot të gjithë e shohim se taksa progresive e Ramës ka dështuar dhe ka prodhuar vetëm kaos, pandershmëri dhe padrejtësi. Ajo është kritikuar fort edhe nga organizatat ndërkombëtare si FMN.