Plani i PD-së me 8 pika/ Basha: Ushqime për shtresat në nevojë, qeveria të paguajë punonjësit e bizneseve

15 Mars 2020, 21:12 | Përditesimi i fundit: 2020-03-15 22:56:59

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka propozuar qeverisë së kryeministrit Edi Rama një plan ekonomik me 8 pika në mënyrë që shtresat në nevojë dhe biznesi të mos përfundojë në kolaps nga masat që janë marrë kundër përhapjes së koronavirusit, pasi vendi është në karantinë. Basha thotë se duhet t’i paraprijmë kësaj krize, dhe jo ta ndjekim pas, pasi në të kundërt do rrezikojmë shumë. Për këtë arsye kryedemokrati i kërkon Edi Ramës që pa asnjë vonesë të rishikojë buxhetin e shtetit për vitin 2020 dhe të ndërmarrë këto masa në mbështetje të qytetarëve, të të punësuarve dhe të bizneseve te vogla, të mesme dhe sipërmarrjes në tërësi.

    No videos found.